Në “Estadio do Dragao” po luhet takimi i parë i 1/8-ave të finaleve të Champions League”, Porto-Liverpool, njofton SYRI.net.
Në minutën e 26-të shënohet goli i parë i takimit. Liverpool kalon në avantazh me anë të sulmuesit Mane, i cili gjuan saktë, duke mposhtur portierin vendës.
Nuk zgjat shumë dhe në të 29’ realizohet dhe goli i dytë. Anglezët dyfishojnë shifrat me Salah, i cili nuk mund të mungonte të vinte firmën e tij në Champions.
Me rezultatin e pastër 2-0 për Liverpool mbyllet pjesa e parë.
Në pjesën e dytë ka përsëri ndryshim rezultati. Miqtë thellojnë avantazhin me Mane, i cili realizon golin e tretë për ekipin e tij dhe të dytin personal (53’).
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: