Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Dështoi te Partizani/ Iuliano hedh akuza të rënda: Në Shqipëri të gjithë vënë baste

Dështoi te Partizani/ Iuliano hedh akuza të rënda: Në Shqipëri të gjithë vënë baste

16:33, 14/02/2018

Ish-trajneri i Partizanit, Mark Iuliano, ka folur në një intervistë për median italiane ““Casa Baggio”. Përveç shumë temave mbi karrierën e tij, ai ka folur edhe për eksperiencën e tij të shkurtër në Shqipëri.

Kur u pyet se pse eksperienca te Partizani me Moggin u mbyll para kohe ai dha një përgjigje nga e cila kuptohet se eksperienca këtu nuk i ka pëlqyer shumë.

Që në fillim kisha dyshimet e mia nëse duhet ta pranoja apo jo këtë ofertë, dhe gjatë punës aty kuptova që parandjenjat e mia ishin të sakta. Sepse, për fat të keq, lejohet që futbollistë, drejtues dhe presidentët vendosin baste për ndeshjet. Kjo gjë më bëri të kisha shumë vështirësi, sepse ishte një ambient i kushtëzuar dhe ku nuk mund të punoja seriozisht. Sipas meje ka patur ndeshje të dyshimta”, deklaroi italiani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco