Kukësi kualifikohet me vështirësi përballë Tiranës, Laçi ‘shtyp’ Luftëtarin

Kukësi kualifikohet me vështirësi përballë Tiranës, Laçi ‘shtyp’ Luftëtarin

15:59, 14/02/2018

Kanë përfunduar dy ndeshjet çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.

Kukësi dhe Laçi janë dy skuadrat e para gjysmëfinaliste pasi eliminuan respektivisht Tiranën dhe Luftëtarin.

Në “Zeqir Ymeri” vendasit fituan 1-0 dhe me rezultatin e përgjithshëm (2-1) përballë kryeqytetasve.

Golin e vetëm të takimit për verilindorët ishte Elis Bakaj (4’).

Në krahun tjetër kurbinasit e patën më të lehtë pasi mposhtën Luftëtarin me rezultatin e përgjithshëm (4-0).

Kujtojmë që prej minutë së 60′ – Laçi mbetet me 10 vetë. Kallaku ndëshkohet me karton të kuq, pasi reagon ndaj Aurelios, i cili më parë e ka goditur me bërryl. Gjyqtari Shahini e ka ndëshkuar vetëm me karton të verdhë brazilianin, ndërkohë që goditja e tij ishte më e fortë se ajo e lojtarit të Laçit.

Në mbrëmje do të luhen edhe dy takimet e tjra: Skënderbeu-Teuta dhe Partizani-Flamurtari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco