Rroga qesharake e trajnerit të klubit të madh të Serie A

Rroga qesharake e trajnerit të klubit të madh të Serie A

19:16, 13/02/2018

Gennaro Gattuso ka vetëm disa muaj që drejton ekipin e parë të Milanit. Më parë, ish-mesfushori drejtonte ekipin e të rinjve të “Djallit”.

Por, megjithëse Gattuso është graduar si trajneri i ekipit të parë, rroga e tij ka mbetur e njëjte si tek ekipi i të rinjve.

Lajmin e bën të ditur gazeta e përditshme italiane “La Gazzetta dello Sport” që aludon se rroga e trajnerit nuk ka ndryshuar, dhe italiani paguhet sipas kontratës të vjetër që kishin nënshkruar që kur mori drejtimin e të rinjve.

Gattuso paguhet 120 mijë euro në sezon te Milani, që i bie vetëm 10 mijë euro në muaj. Shifër kjo qesharake për një trajner të Serisë A, dhe për më tepër një trajner që drejton Milanin.

Tekniku më i paguar në Seria A është ai i Juventusit, Masimilliano Allegri, që paguhet 7 milion euro në sezon.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco