VIDEO/ Fusha e Leverkusenit ‘tabu’ për Bayernin? Ja çfarë ndodhi në ndeshjen e sotme

VIDEO/ Fusha e Leverkusenit ‘tabu’ për Bayernin? Ja çfarë ndodhi në ndeshjen e sotme

22:31, 12/01/2018

Bayern Munchen luajti ndeshjen e parë për këtë vit në Bundesligë në transfertë me Bayer Leverkusen, shkruan SYRI.net.

Bavarezët fituan me rezultatin 3-1, duke e nisur në mënyrën më të mirë 2018-ën. Kishte që në 2013-ën që Bayerni nuk fitonte në fushën e Leverkusenit, duke thyer një “tabu” që ishte krijuar.

Në minutën e 33-të Havi Martinez kalon bavarezët në avantazh, duke shënuar pas një goditje këndi.

Pjesa e parë mbyllet me avantazhin minimal të Bayernit, ndërsa në minutën e 59-të Ribery dyfishon shifrat.

?Mirëpo nuk mbyllet këtu. Bayer Leverkusen e ka ngushtuar në 2-1 epërsinë kundër Bayern Munich. Golin për vendasit dhe për ta bërë edhe më të zjarrtë këtë ndeshje e realizoi Kevin Volland në minutën e 71-të.

Gjithsesi, James Rodriguez me një supergol realizon golin e tretë, duke vulosur fitoren 3-1 të Bayern Munchen ndaj Bayer Leverkusen.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco