Zbulimi i bujshëm/ Reali ofroi 250 milion euro për Messin në vitin 2013. Ja çfarë ndodhi

Zbulimi i bujshëm/ Reali ofroi 250 milion euro për Messin në vitin 2013. Ja çfarë ndodhi

20:39, 12/01/2018

Ëndrra e Real Madridit duket se gjithmonë ka qenë Lionel Messi, por në fund vazhdon të mbetet vetëm ëndërr.

Në një artikull të publikuar nga “Der Spiegel”, tregon se si Real Madridi ka dashur ta transferojë Messin në vitin 2013 duke paguar klauzolën e argjentinasit, 250 milionë euro, pak javë para transferimit të Gareth Bale nga Tottenhami për 100 milionë.

250 milionë euro sot mund të duket ofertë jo e lartë, duke parë çmendurinë në treg (Neymar 222 milionë, Mbappe 180, Coutinho 160 e Dembele 145 milionë), por në vitin 2013 kjo shifër ishte e paimagjinueshme.

“Der Spiegel” raporton se Reali kishte njoftuar babain e lojtarit se janë të gatshëm t’i ofrojnë argjentinasit deri në 23 milionë euro në sezon dhe kontratë deri në vitin 2021, si dhe një milionë për Jorge Messin.

Sido që të jetë, Florentino Perez, i kishte quajtur “të pavërteta” këto lajme.

“Der Spiegel” zbuloi planin që kishte përgatitur Reali për ta marrë Messin dhe takimin e planifikuar me njerëz të ngritur në jahtin privat të Perezit (përfaqësues të lojtarit, vetë lojtarin, drejtor sportiv dhe avokatin e Madridi), por asgjë nuk shkoi sipas planifikimit të numrit një të Madridit.

Ëndrra vazhdon të mbetet vetëm ëndërr për Perezin dhe duket se do të mbetet gjithmonë e tillë pasi Messi tashmë ka rinovuar kontratën me Barcelonën dhe do të jetë pjesë e katalanasve deri në vitin 2021 me klauzolë 700 milionë euro dhe asnjëherë nuk do të bënte një lëvizje të tillë, që do të konsiderohej nga katalanasit “tradhti”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco