'Çmendet' Mourinho, sherr me lojtarët e Cityt. Futet në dhomat e zhveshjeve dhe qëllon me shishe...

'Çmendet' Mourinho, sherr me lojtarët e Cityt. Futet në dhomat e zhveshjeve dhe qëllon me shishe...

10:03, 11/12/2017

Nuk kanë fund çmenduritë për Jose Mourinhon.

Trajneri i Manchester United është përfshirë në një konfrontim fizik me lojtarët e Manchester Cityt, pasi u kishte shkuar atyre në dhomat e zhveshjes për t’u ankuar se po bënin shumë zhurmë gjatë festimit të fitores në derbin e së dielës, shkruan SYRI.net.

“The SUN” dhe “Daily Mail” raportojnë se Mourinho pasi u fut në dhomat e zhveshjeve pati një zënkë verbale me portierin e Cityt, Edersonin, para se mbi të të hidhej ujë dhe qumësht dhe të goditej me shishe të plastikes në kokë nga lojtarët e Cityt.

Është dashur nevoja e sigurisë në “Old Traford” për të ndërprerë përleshjen mes 20 lojtarëve të Cityt dhe Mourinhon.

/ Oldi Mele / SYRI.net /

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco