‘Lippi përgjegjës për dështimin, ai zgjodhi Venturan’

‘Lippi përgjegjës për dështimin, ai zgjodhi Venturan’

08:32, 20/11/2017

Presidenti i CONI-t, Giovanni Malago beson se Carlo Ancelotti do të ishte trajneri i përsosur për Italinë, por shton se Lippi është përgjegjës pasi zgjodhi Giampiero Ventura-n.

Me sa duket Ventura ka qenë vetëm një nga kandidatët në vitin 2016, por Lippi ishte ai që i mbushi mendjen Tavecchio-s.

“Kur Conte vendosi të largohej nga përfaqësuesja, kishim detyrën për të gjetur pasardhësin e tij. tavecchio kishte menduar për Donadoni-n, por ai kishte një kontratë me Bologna-n.

“Ishte mundësia e Lippi-t, i cili ishte gati të rikthehej nga Kina. Tavecchoi dhe unë u takuam me Lippi-n në shtëpinë time. Ai na tha se ishte gati të rikthehej, por vetëm në rolin e koordinatorit.

“Arritëm marrëveshjen, shtrënguam duart. Emrat në tavolinë ishin Ventura, De Biasi, Montella dhe Spalletti. Lippi foli me disa prej tyre dhe tha se Ventura ishte i duhuri.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco