Starova njihet si kritik i trajnerëve të Kombëtares, do të habiteni  se çfarë thotë për Panuccin

Starova njihet si kritik i trajnerëve të Kombëtares, do të habiteni se çfarë thotë për Panuccin

19:13, 14/11/2017

Shqipëria duket se e kaloi me sukses testin e parë përgatitor me në fokus kualifikueset e Europianit 2020, teksa mbrëmjen e së hënës mposhti 3-2 në Antalia ekipin e Turqisë, me dy gola të shënuara nga Armando Sadiku dhe atë të Eros Grezdës.

Por loja e mirë e shfaqur nga kuqezinjtë tanë duket se nuk ka kënaqur vetëm trajnerin italian, Christian Panucci. Një mendim pozitiv për paraqitjen e djeshme të Kombëtares jep për “TCH” edhe trajneri i Partizanit, Sulejman Starova, i cili në fakt ka qenë shpeshherë kritik ndaj të huajve që kanë ardhur në futbollin shqiptar.

“Ajo që dua të them unë është se më është shtuar simpatia për Panuccin. Atë nuk e kam parë si lojtar, sepse nuk më ka pëlqyer asnjëherë si futbollist, por kjo ndoshta sepse unë kam qenë tifoz me Juventusin, ndërsa ai ka luajtur për skuadra të tjera.

Përtej shakasë, unë vazhdoj të rris konsideratën për të, sepse është nga të vetmit trajnerë që kam parë këto 20 vitet e fundit, mes të huajve që kanë ardhur këtu te ne, që pa e deklaruar se do të luajë në sulm, po jep përshtypjen se nuk është një trajner frikacak.

Nuk dua të përmend emra të tjerë, por kur Shqipërisë i është dashur të fitojë një ndeshje, trajnerët e tjerë duket se fshiheshin pas pikës duke i ndërtuar formacionet ndryshe.

Panuccit i dallohet ambicia për të bërë më të mirën, ndaj vazhdoj ta theksoj se ne jemi komb i 10 milionë banorëve e jo më i 3 milionëve. Po e shikoni që nga dita në ditë, kandidaturat për Kombëtaren po shtohen.

Sa i përket kritikave pse nuk ka grumbulluar filanin apo fistekun, siç u kam thënë edhe kolegëve të mi, mendoj se duhet lënë Panucci të bëjë të vetën. Ai e ka treguar se po i përzgjedh në mënyrë fantastike lojtarët, e ka treguar se di t’i vendosë shumë mirë lojtarët në fushë.

Panucci ka ardhur për të fituar dhe rruga e fitores është pikërisht kjo që po bën. Ndaj duhet ta mbështesin edhe lojtarët”, deklaroi Starova.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco