Rikthehet Besnik Hasi, bëhet trajner i kombëtares së njohur?

Rikthehet Besnik Hasi, bëhet trajner i kombëtares së njohur?

11:01, 20/10/2017

Mund ta rinisë, duke stërvitur… David Alabën. Besnik Hasit i është ofruar stoli i kombëtares austriake dhe ai është një nga kandidatët seriozë për të pasuar Marsel Kolerin në pankinë, i cili pritet të largohet në fund të vitit pas dështimit për të kualifikuar përfaqësuesen në Botërorin e Rusisë.

Burime të sigurta i bëjnë me dije “Panorama Sport” se mes Hasit dhe kombëtares austriake janë vendosur edhe kontaktet e para. Është pikërisht drejtori sportiv i kombëtares austriake, Peter Shëtel, ai që i ka kërkuar ish-trajnerit të Olimpiakosit disponueshmërinë e tij për të marrë drejtimin e skuadrës përfaqësuese.

Një Task Forcë ka përpiluar një listë me emrat e kandidatëve të mundshëm të disponueshëm për të marrë stolin e kombëtares dhe Shëtel e ka atë në duart e tij. Mediat austriake zbulojnë se nga kjo listë, që ka edhe emrat e dy bavarezëve, Torshten Fink dhe Matias Zamer, do të zgjidhet edhe trajneri i ri brenda dy javëve të ardhshme.

Gjithnjë sipas tyre, dëshira e parë e bordit të federatës është Fink, por problemi është që ata duhet të paguajnë 500 mijë euro që të prishin kontratën e tij me Austrinë e Vjenës. WFB dëshiron që ta shpallë trajnerin e ri brenda 30 tetorit dhe Task Forca që do ta zgjedhë atë përbëhet nga presidenti Vindtner, drejtori Nojhold dhe sekretarët e përgjithshëm Holerer dhe Markus Kraetshmer. Kandidatë të tjerë të përfolur janë edhe Franko Foda, Andreas Hercog dhe Peter Shtëger, trajneri i Këlnit në Bundesligë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco