Tim Cahill kritikohet për mënyrën e festimit të golit, ja çfarë bëri ai

Tim Cahill kritikohet për mënyrën e festimit të golit, ja çfarë bëri ai

16:59, 12/10/2017

Ylli australian Tim Cahill është kritikuar pasi ka përdorur golin që i dha fitoren skuadrës së tij në kualifikueset e Kupës së Botës për të promovuar sponsorin e tij personal.

Ish-sulmuesi i Everton shënoi të dy golat teksa Australia mundi Sirinë të martën duke mbajtur gjallë shpresat për një biletë në Suri 2018.

Ky rezultat i ka dërguar në fazën e play-off australianët por njeriu i momentin është kritikuar për mënyrën se si ka festuar golat.

Cahill, i famshëm për festimin që bën në cepin e fushës duke bërë boks me flamurin, ka lënë mënjanë këtë festim të përhershëm duke vrapuar rreth e qark fushës me krahët të hapur si një avion.

Më pas ai shfrytëzoi golin në kohën shtesë për të bërë simbolin e T-së. Dhe këtë e ka konfirmuar vetë firma që e ka sponsorizuar nëpërmjet Instagramit. Ajo është firma e udhëtimeve TripDeal.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco