Librazhd, 80-vjeçarja tenton të kalojë lumin, por ja ç'i ndodh në mes të Shkumbinit

Librazhd, 80-vjeçarja tenton të kalojë lumin, por ja ç'i ndodh në mes të Shkumbinit

09:51, 02/09/2017
A+ Aa A-

Një e moshuar ka tentuar të kalojë lumin në një fshat në afërsi të Librazhdit, për pak  desh humbi jetën. Në momentin final ka ndërhyrë një person i rastësishëm që i ka shpëtuar jetën.

“Përshëndetje infoelbasani.al. Sot ishim duke drekuar në një lokal buzë lumit Shkumbin në afërsi të Librazhdit. Në kahun tjetër të lumit një grua e moshuar rreth 75­-80 vjeçe përveshi këmbët dhe u fut që të kalonte lumin Shkumbin. Eci mirë deri në mes të lumit, por pastaj e humbi. E moshuara nuk po bënte më asnjë hap para dhe në një çast humbi ekulibrin dhe ra në ujë.

U ngrit përsëri, por dukej që nuk orientohej më. Ajo po rrezikonte të mbytej. Dikush aty pranë nesh e kuptoi që plaka po rrezikonte të mbytej ndaj u çua menjëherë dhe rendi drejt saj. Ai e ndihmoi të moshuarën të dalë në breg.

Pasi u qetësua, plaka është nisur për në shtëpi.Siç tregoi, ajo kish qenë tek vajza e saj.

Ja kështu shpëtoi kjo grua sot po falë Zotit u fut në ujë në drejtimin që kishte njerëz se po të ishte futur më poshtë ose më lart tani do të ishte e mbytur. Po ju nisim edhe foton e plakës. Faleminderit!” 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco