Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Shiu pushton vendin, por ja çfarë ndodh me motin nesër!

Shiu pushton vendin, por ja çfarë ndodh me motin nesër!

16:03, 29/08/2017
A+ Aa A-

Reshjet e kësaj të marte do t’ia lënë vendin sërish kthjellimeve ditën e nesërme, sipas sinoptikanëve.

Të mërkurën, “Meteoalb” parashikon që territori i vendit do të dominohet nga kthjellimet deri në mesditë, kur shfaqen vranësira kalimtare në zonat verilindore. Pasditja do vijojë nën ndikimin e kthjellimeve në Veri – Qendër, por kthjellime dhe vranësira të shpeshta dominojnë zonat Jugore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie me 2 – 3°C duke bërë që maksimumi në rang vendi të ngjitet në 32°C.

Sipas  Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, nesër deri në datën 1 shtator nuk priten reshje, kurse në datat 2 dhe 3 shtator ka mundësi për reshje.

/SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco