Para pak minutash kanë filluar reshjet e para të shiut në Tiranë pas një shumë ditëve të nxehta që kanë mbizotëruar.
Por është ende herët për të thënë se i nxehti është larguar plotësisht.
Meteoalb ka sjellë parashikimin e motit për ditët në vijim.
Temperaturat SOT në rang vendi kanë shënuar minimumin prej 15.0°C (Peshkopi) dhe maksimumin prej 33.7°C (Berat).
Nesër do të ketë një tjetër rënie prej 2 – 3 gradë në mëngjes por vetëm një renië të lehtë gjatë mesditës duke bërë që minimumi të ulet deri në 12 – 13°C ndërsa maksimumi të ngjitet deri në 32°C.
Tabloja e RESHJEVE: Në orët e vona të mbrëmjes dhe fillimin e së dielës, pjesa më e madhe e vendit rrezikohet nga shira të përkohshem në formën e rrebesheve afatshkurtra. Mesdita e së dielës dhe pasditja sjellin ri-kthjellim të motit në gjithë territorin.
© SYRI.net
rofte edi rama qe na pruri shiun )))