Vera e padëshirueshme, ja si e etiketojnë mediat italiane

Vera e padëshirueshme, ja si e etiketojnë mediat italiane

21:33, 12/08/2017
A+ Aa A-

Kjo e sivjetshmja po rezulton një verë vërtet e pakëndshme, e për këtë fajin kryesor e ka “Luciferi”, siç është pagëzuar vala e të nxehtit që mbërtheu Europën.

Mediat italiane shkruajnë se vapa përvëluese ka rritur tendencën e sjelljeve jokorrekte, ndër të cilat përmendet mbajtja gjithnjë e më pak e veshjeve në trup, madje edhe nëpër kisha.

Një çift është fotografuar teksa hynte në kishën Madonna di Portosalvo në Çliento me kostume banjoje.

Edhe klasa politike ka dhënë “kontributin” e saj, me kryebashkiakun e lokalitetit Viarexho, që mbron të drejtën për të hyrë me pantallona të shkurtra në lokale luksi.

Ndërkohë, vendas e turistë përdorin shatërvanet si pishina, monumentet kulturore si lojëra, ndërsa urat e rrugët, shkruan “Corriere della Sera”, janë shndërruar në shtrate ku bëhet seks, pasi siç thotë, bashkë me të nxehtin shtohen edhe impulset ekzibicioniste.

Ndërsa rrjetet sociale kontribuojnë në shpërndarjen e imazheve të pahijshme, duke i ngulitur ato në kujtesën kolektive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco