Ndarja nga jeta e motrës/ Fjalimi prekës i Sali Berishës

Ndarja nga jeta e motrës/ Fjalimi prekës i Sali Berishës

21:06, 12/08/2017
A+ Aa A-

Të dashur miq!

Sot familja jonë i dha lamtumirën e fundit motrës time, Hajrie Osmanaj!

Një mirënjohje të thellë të gjithë miqve dhe dashamirësve të shumtë, që me praninë dhe mesazhet e tyre lehtësuan dhimbjen tonë!

Hajria u nda nga ne në moshën 77 vjeçare pas një sëmundjeje, të cilën e përballoi me stoicizëm dhe dinjitet të vërtet.

Për mua dhe të gjithë familjen tonë dhimbja, pikëllimi nga kjo ndarje ishin të thella sepse, me dashurinë, mirësitë e saj të pakufishme dhe përkushtimin ndaj të gjithë nesh, ajo nuk kishte moshë. Dashuria dhe mirësia njerëzore nuk kanë moshë.

Ndaj ne sot, duke e përcjellë në banesën e fundit, i thamë vërtet lamtumirë Hajries tonë të dashur, por për të mbajtur gjithnjë thellë e përgjithmonë në zemrat tona kujtimin dhe dashurinë e saj!

I lehtë qoftë dheu sonte për ty motra ime e dashur!! sb

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

zia13/08/2017 08:33

Ngushllimet me te sinqerta familjes djemve vajzave vellzerve nipave dhe mbesave

Vetting Rama13/08/2017 06:58

Kujdes vehten tani or trim! Ngushellime!

Shto koment

Denonco