SYRI TV/ 30 raste të reja me kancer gjiri në Berat, shifrat në rritje krahasuar me vitet e mëparshme

14:50, 24/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

SYRI TV

Në kuadër të tetorit rozë është zhvilluar fushatë edhe në Berat ku 30 raste të reja me kancerin e gjirit janë evidentuar në vetëm 1 vit. Mjekja onkologe bën thirrje për kontrolle të vazhdueshme pasi disa prej të prekurave janë diagnostikuar në fazë të hershme të sëmundje.

Me gjithë fushatat sensibilizuese që janë kryer në kuadër të "tetorit rozë",në qytetin e Beratit, për sensibilzimin e vajzave e grave për diagnostikimin e kancerit, rastet e të prekurve nga kjo sëmundje kanë pësuar rritje. Vetëm gjatë periudhës janar-tetor 2025 janë evidentuar në Berat 30 raste të reja të kacerit të gjirit,të cilat bëjnë trajtimin e kimioterapisë. Lajmin e bën të ditur mjekja onkologe Eriselda Tahiraj.

Mjekja onkologe ka përcjellë edhe lajmin e mirë në lidhje me kimioterapinë,që prej kohësh zhvillohet në Spitalin Rajonal Berat, duke shmangur kështu sorollatjet e pacienteve drejt Tiranës.

Eriselda Tahiraj ka pohuar se, moshat më të prekura variojnë,duke filluar nga mosha 25-vjeçe deri mbi 65-vjeçe,por moshat më të shpeshta janë 45-55 vjeçe teksa bën thirrje për vëmendje të  shtuar të grave dhe vajzave për kontrolle të vazhdueshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco