VIDEO/ SYRI TV brenda shkollës 'Gustav Mayer', të vegjlit rrëfejnë emocionet e para

17:52, 08/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Dita e parĂ« e shkollĂ«s Ă«shtĂ« e veçantĂ« pĂ«r fĂ«mijĂ«t e klasave tĂ« para. E tillĂ« ishte edhe pĂ«r tĂ« vegjlit e klasĂ« sĂ« parĂ« C nĂ« shkollĂ«n 9-vjecare ‘Gustav Mayer” nĂ« kryeqytet. Mes emocioneve, frikĂ«s dhe tĂ« panjohurĂ«s, pĂ«rbĂ«rĂ«si kryesor i kĂ«saj dite ishte gĂ«zimi nĂ« fytyrat e fĂ«mijĂ«ve, tĂ« cilĂ«t tashmĂ« kanĂ« hedhur njĂ« hap tĂ« madh drejt rrugĂ«s sĂ« dijes

Nga SYRI TV

Viti i ri shkollor, edhe pse me numër më të vogël nxënësish dhe me problematika të shumta në mbarë vendin, nis ndryshe për ata që ulen për herë të parë në bankat e shkollës.

Kjo ditë është e veçantë për fëmijët e klasave të para, të cilët këtë ditë të veçantë, të mbushur me emocione, frikë nga një ambient i ri dhe i panjohur si dhe nga kurioziteti mbi atë që i pret, do ta mbajnë mend gjatë. Emocionet janë të ndryshme për secilin nxënës, por përbërësi kryesor i kësaj dite është gëzimi.

E tillë është situata në klasën e 1C, të shkollës 9-vjecare Gustav Mayer në kryeqytet. Nxënësit e kësaj klase, të emocionuar për hapin e madh që po hedhin në rrugën e dijes, shprehen se mezi po e prisnin nisjes e shkollës si dhe njohjen me mësuesit apo me njëri-tjetrin, ndërsa nuk harrojnë edhe këshillat që kanë marë nga prindërit e tyre.

E bukur në këtë ditë është se emocioni dhe kënaqësia është e trefishtë, si nga fëmijët, prindërit edhe mësuesit. Këtë gjë na e pohon edhe mësuesja e klasës së parë C, Alma Koleci, e cila përveç urimit për një vit sa më të mbarë për të gjithë nxënësit, shprehet se përballja me fëmijët e klasës së parë, është një sfidë e bukur dhe e veçantë .

Dita e parë e shkollës për fëmijët e klasës së parë është shoqëruar me aktivitete të ndryshme, në mënyrë që të vegjlit të mësohen me rutinën e përditshme, ndërsa më pas kanë qenë prindërit ata të cilët i kanë shoqëruar drejt shtëpisë, për të mbyllur një ditë të veçantë për ta.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco