Ngrohja globale/ Aksione te mëtejshme për zbutjen e fenomenit, reduktim të substancave që e shkaktojne atë dhe rritja e eficences energjitike

Ngrohja globale/ Aksione te mëtejshme për zbutjen e fenomenit, reduktim të substancave që e shkaktojne atë dhe rritja e eficences energjitike

20:38, 16/09/2024
A+ Aa A-

Në ditën botërore të Ozonit, shtohet më shumë thirrja për autoritetet dhe vendimarrësit, që të shtojnë përpjekjet për nevojën e zgjidhjes së sfidave të përbashkëta globale.

Kjo pasi rreziku për hollimin e mëtjeshëm të shtresës së ozonit, e cila që prej 1980 ka arritur nivele kritike, përbën ende një kërcënim të madh për jetën në Tokë.

Veç zbatimeve të marrëveshjeve të ndryshme në ran botëror, aksione te mëtejshme kërkohen lidhur me zbutjen e ngrohjes globale, duke reduktuar përdorimin e substancave që e shkaktojne atë, si dhe rritjen e eficences energjitike.

Deklaratë

16 shtatori është Dita Botërore e Ozonit, e cila sjell në vëmëndjen tonë rëndësinë jetike të përpjekjeve globale për rikuperimin dhe mbrojtjen e shtresës së ozonit, e cila vepron si një shtresë mbrojtëse e Tokës nga rrezet e dëmshme ultraviolet (UV).

Në vitet 1980, hollimi i shtresës së ozonit arriti nivele kritike, duke përbërë një kërcënim të madh për jetën në Tokë. Në vijim, zbulimi i “Vrimes se Ozonit” (në 1985) shtroi si kërkesë emergjente miratimin e një Traktati ndërkombëtar  për eliminimin gradual të substancave që dëmtojnë shtresën e ozonit.

Protokolli i Montrealit u miratua në vitin 1997 dhe konsiderohet si marrëveshja ndërkombëtare më e suksesshme historike në fushën mjedisore. Falë përkushtimit të 197 vendeve anëtare, është arritur ndalimi i pjesës më të madhe të substancave ozonholluese , duke u shoqëruar me rezultate të dukshme në rikuperimin e shtresës së ozonit.

Këtë vit, ne gjithashtu celebrojmë edhe kontributin e kësaj marrëveshje në zbutjen e ndikimit të ngrohjes globale. Përmes Amendamentit Kigali, vendet anëtare zotohen të reduktojnë prodhimin dhe përdorimin e substancave që shkaktojnë ngrohjen globale, duke ndihmuar kështu në uljen e ngrohjes globale  me 0.5°C deri në vitin 2100. Ky është një kontribut i rëndësishëm në përpjekjet globale për të kufizuar rritjen e temperaturës brenda objektivit të Marrëveshjes së Parisit. Por aksione te mëtejshme kërkohen lidhur me zbutjen e ngrohjes globale duke reduktuar përdorimin e substancave që e shkaktojne atë, si dhe rritjen e eficences energjitike.

Shqipëria është vendi i parë në rajon i cili ka ratifikuar Amendamentin e Kigalit, duke u  bërë pjesë e kalendareve për eleminimin gradual të gazeve HFC, sipas përcaktimeve të këtij Amendamenti.

Qeveria shqiptare ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm drejt eliminimit të plotë të këtyre substancave dhe është angazhuar për të vijuar përpjekjet në këtë drejtim.

Edhe në Shqipëri, si në vende të tjera të botës, në këtë ditë të shënuar organizohen veprimtari të ndryshme për sensibilizimin dhe informimin e publikut, apo dhe si apel për autoritetet dhe vendimarrësit  për nevojën e zgjidhjes së sfidave të përbashkëta globale.

Me rastin e Ditës Botërore, Njësia Kombëtare e Ozonit në Shqipëri me mbështjen e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin Industrial, UNIDO, ka organizuar një seri aktivitetesh ku përfshihen nxënës, studentë, ekspertë mjedisi, por dhe përfaqësues të shoqatave dhe grupeve të ndryshme të interesit. Në qendër të vëmendjes së këtij kalendari aktivitetesh është Protokolli i Montrealit, zbatimi i të cilit në rang global ka dhënë e jep një impakt të jashtëzakonshëm për evitimin e katastrofave shëndetësore dhe pasojave shkatërruese për të gjithë ekosistemin në planet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco