SYRI TV/ Banorët e fshatit sukë në Postribë në protestë: Nuk kemi ku kalojmë, s’kemi rrugë

14:43, 16/09/2024
A+ Aa A-

 

Banoret e fshatit Sukë Nehanaj ne Kullaj te njesise administrative Postrribe te Bashkise Shkoder kane dalë në një protestë duke kërkuar investimin për rrugën që lidh zonën e tyre me Shkodrën.

Banoret shprehen se investimi do e shkurtonte distancen me qytetin me rreth 14 Kilometër.

Banorët e këtyre fshatrave thonës se femijet gjatë diteve me reshje nuk shkojne në shkolle sepse nuk ka mjet për transportin e fëmijeve, ndërsa rruga përmbytet nga uji dhe balta.

Ne mbeshtetje te kerkesave te banoreve e pranishme ne proteste ishte edhe keshilltarja e Partise Demokratike në këshillin bashkiak Shkodër Eliona Shkreli...

Banorët thonë se do ti përshkallëzojnë protestat e tyre nëse nuk ndërmerren masa për investime në rrugë dhe përmirësimin e jetesës së tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco