Prej dekadash ndërtimi i banesave është aktiviteti kryesor në ekonominë shqiptare, por ende një pjesë e madhe popullsisë jeton në objekte që nuk plotësojnë kushtet minimale, duke mos pasur një tualet në ambientet e brendshme.
Sipas të dhënave të Cens 2023 rreth 35 mijë banesa në të gjithë vendin të cilat përbëjnë 4.8 për qind të stokut të banesave të banueshme nuk kanë tualet brenda tyre. Më i rëndë është fakti se, rreth 1553 banesa me njerëz brenda nuk kanë asnjë lloj tualeti, ndërsa 33,316 të tjera e kanë tualetin në ambientet e jashtme.
Mungesa e tualetit në një shtëpi të banueshme është një tregues i varfërisë ekstremë. Nëse në këto objekte jeton së paku një person do të thotë se së paku 35 mijë njerëz në varfëri ekstreme.
Megjithë rritjen ekonomike Shqipëria përballet ende me një nivel të lartë varfërie. Rritja ekonomike pas viteve 1990 është shpërndarë në mënyrë të pabarabartë kur të pasurit kanë fituar më shumë, teksa varfëria ka marrë përmasa shumëdimensionale sidomos në zonat rurale, ku mungojnë mundësitë për punësime dhe shërbimet për jetë cilësore.
Në anën tjetër në të gjithë vendin rreth 365 mijë banesa ishin bosh ku u zhvillua Cens 2023 rreth (32.9% e totalit), nga të cilat rreth 180 mijë, ose gati gjysma janë në pallate, që kishin përqindjen më të lartë të banesave bosh, me gati 40%.
Banesat e zakonshme ishin ndërtuar në periudhën që nga viti 2001 (36,4 për qind), dhe në periudhën 20-vjeçare 1981-2000 (37,5 për qind), ndërkaq rreth një e katërta (26,1 për qind) ishin ndërtuar para vitit 1981.
Për banesat e zakonshme të banuara, sipërfaqja e përdorur ishte një ndër informacionet e mbledhura e cila do të shërbejë për të analizuar “mbipopullimin e banesave” .
Pothuajse gjysma e këtyre banesave (47,1 për qind) kishte një sipërfaqe të përdorur prej 40-69 metër katror dhe vetëm rreth një e katërta (23,7 për qind) kishin një hapësire të dobishme prej 70-99 m2 .
Censi vlerësoi se 86,4 për qind e banesave të zakonshme të banuara kishin ujë të rrjedhshëm në banesë ose në ndërtesë dhe gjitha banesat e zakonshme të banuara (96,2 për qind) kishin tualet brenda banesës./MONITOR
© SYRI.net