Vjeshta është afër. Që nga prilli 2024, numri i rasteve me Covid është rritur në shumë vende. Kohët e fundit, varianti KP.2 u konsiderua si varianti që përhapet me shpejtësi.
Tani është varianti i ri KP.3.1.1 që tregon për një valë që po afrohet. Sipas ekspertëve, thuhet se është edhe më infektues se paraardhësit e tij në familjen FLiRT. Pra, ka potencialin të shkaktojë rritje të reja të infeksionit.
Mjekja Aurora Dollenberg, nga studioja e ‘Kafe Shqeto’ u shpreh se pas mbarimit të pushimeve verore fatkeqësisht numri i rasteve është rritur ndjeshëm duke bërë që mjekët t’i orientojë pacientët drejt kryerje së vaksinimit ndaj virusit të gruipit.
“Këtu në Gjermani ne kemi marrë një situatë sensibilizimi për vaksinën ndaj virusit të gripit, edhe pse nga ana e pacientëve po pyeten vazhdimisht nëse është e këshillueshme, pasi pacientët këtu janë ende skeptikë”-tregoj Dollenberg.
Deklarata e mjekes:
"Faktikisht që prej vitit të kaluar, ne tashmë jemi jashtë rrezikut të një alarmi se nuk mund të kemi një pandemi të dytë edhe për këtë vjeshtë është në një nivel më të lartë dhe këtë nuk e thotë vetëm OBSH, por secili shtet duke nisur nga Gjermania.
Ne kemi një rritje të rasteve të reja sidomos të rasteve të reja që me nisjen e shkollave dhe të gjitha institucioneve të reja e publike pas pushimeve verore, e këto raste vazhdojnë të mbeten ato raste Omicron, disa nga variante XS apo subvariante që vazhdojnë të ekzistojnë me popullatën e cila e përjeton tanimë Covidin si të ishte një grip i zakonshëm.
Kështu që këtu në Gjermani ne kemi marrë një situatë sensibilizimi për vaksinën ndaj virusit të gripit, edhe pse nga ana e pacientëve po pyeten vazhdimisht nëse është e këshillueshme, pasi pacientët këtu janë ende skeptikë.
Ende nuk jemi në një situatë rreziku apo mbingarkese spitalore, sepse numri i rasteve të reja po përballohet me sukses".
Klea Sula/ Syri.Net
© SYRI.net