'Anijet turistike dhe varkat e peshkimit të mos dalin në det!'/ Ndalohet për tre ditë lundrimi në Sarandë

'Anijet turistike dhe varkat e peshkimit të mos dalin në det!'/ Ndalohet për tre ditë lundrimi në Sarandë

14:00, 12/09/2024
A+ Aa A-

Kapiteneria e Portit Sarandë  ka njoftuar se për tri ditët në vijim, duke nisur që nga e premtja e deri të dielën, do të ndalohet lundrimi.

Bëhet me dije se shkak për një vendim të tillë është bërë moti i keq.

Njoftimi Kapitenerisë së Portit Sarandë :

Nisur nga situata e motit bëhet me dije se: Prej ditës së premte, datë 13.09.2024 deri ditën e hënë 16.09.2024 ndalohet lundrimi. Era do të fryjë Perëndim-Veriperëndim, forca 14-18 ktc, 4-5 beaufort dhe lartësia e dallgës do të arrijë deri në 1.5 m në det të hapur.

Për rrjedhojë janë lajmëruar gjithë anijet turistike dhe varkat e vogla të peshkimit të mos dalin në det. Ndërsa ky njoftim nuk shërben për lëvizjen e trageteve që do të jetë si normalisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco