Nxënësit e shkollës në Fllakë të Durrësit janë në ditën e tretë të bojkotit të mësimit.
Prindërit kanë protestuar para shkollës dhe më pas në Zyrën Arsimore të Durrësit duke kërkuar që shkolla të mos mbyllet. Ata shprehen se nuk kanë mundësi që ti çojnë fëmijët në shkollën e Qerretit dhe kërkojnë nga institucionet përgjegjëse që ti japin një zgjidhje.
Nga ana tjetër drejtoresha e Zyrës Vendore të Arsimit në Durrës ka pritur prindërit dhe është shprehur se shkolla do të rikonstruktohet, prandaj është e nevojshme zhvendosja e nxënësve përkohësisht.
SYRI TV
Prindërit dhe nxënësit e shkollës 9-vjeçare në Bishtkamëz të Durrësit kanë protestuar për mbylljen e shkollës.
Ata shprehen se informacionin që kjo shkollë do të mbyllet e kanë mësuar vetem në nisje të vitit të ri shkollor.
Prindërit shprehen të shqetësuar pasi fëmijët nuk mund ti dërohnë në fshatin Qerret pasi janë të vegjel dhe nuk mund të qëndrojnë rugeve.
Prindërit kërkojnë marrjen e masave pasi femijët e tyre po humbasin vitin e ri shkollore dhe ata theksojne nga Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar (DRAP) se shkolla do të shembet dhe do të ndërtohet e re.
Pas protesës para shkollës, një përfaqësi e prindërve zhvilluan një takim me drejtoreshën e Zyrës Vendore të Arsimit (ZVA), e cila i informoi banorët se shkolla do të rikonstruktohet, prandaj është e nevojshme zhvendosja e nxënësve përkohësisht.
Që prej ditës së hënë, 120 nxënësit e fshatit Bishtkamëz nuk kanë zhvilluar mësim dhe janë në pritje të një vendimi për të ardhmen e tyre.
© SYRI.net