SYRI TV/ Shushica e Elbasanit drejt shpopullimit total, në fshat kanë mbetur 20 familje

16:50, 11/09/2024
A+ Aa A-

 

Ikja e popullatës nga vendi po ndodh me ritme të frikshme në vendin tonë. Cdo fillim viti shkollor raportohen shkalla të cilat mbyllen në katër anët e vendit.

Lajmi i trishte këtë radhë vjen nga fshati Shushicë e vogël e Elbasanit ku për shkak të largimit të banorëve të kësaj zone shkolla e këtij fshati ka mbyllur dyert këtë vit.

Ndërsa 7 fëmijët e këtij fshati do të detyrohen të bëjnë kilometra me këmbë për t’u arsimuar në shkollën e fshatit Shtepjan.

SYRI TV

Shpopullimi ne fshatin Shushice e Vogel në Elbasan ka bere qe shkolla nente vjecare “Jakup Petalli”kete vit arsimor te mbylle dyert per femijet e kesaj zone.

Vetëm 7 femije të kësaj shkolle kanë mbetur në zonë, ku 5 prej tyre janë në kopsht të cilët do të detyrohen cdo ditë të marri rrugën për të shkuar në fshatin Shtepanjë për të zhvilluar mësimin.

Nje problem tjeter per ta vijon te mbetet menyra e transportit dhe siguria ku per te derguar femijet ne shkolle do te duhet te lene te gjithe punet.

Nderkohe ata shprehen se n periudhen e reshjeve detyrohen ti mbajne femijet ne shtepi si pasoje e kushteve te keqia.

Banorët e zonës, largimin e njerëzve e arsyetojnë me pamundësit që hasin për të mbijetuar.

Ata thonë se deri tani kishin bujqësinë, por mungesa e mbështetjes së shtetit ka bërë që edhe kjo mundësi të shuhet.

Fshati Shushice e vogel vitet e fundit eshte prekur nga nje vale shpopullimi prej te ciles nga 150 familje te cilat banonin ne zonë tasmë është vështirë të gjendet as 20 prej tyre.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco