“Pikë ujë” një film nga regjizori Robert Budina, një projekt që po tërheq shumë vëmëndje, starton ditën e nesërme në kinematë e Tiranës.
Një film komunikues, goditës dhe provokues ku do të rrëfehet historia e një adoleshenti që akuzohet për përdhunimin e një bashkëmoshatarje.
Ai preku dhe problematikat e artit, autorëve dhe artistëve në vend, ku u shpreh se ata kanë zgjedhur të jenë me partinë dhe jo me artin.
“Në vitin 2003 gjithë miqtë e mi që kemi bër një pjesë në emër të popullit, kur dilte flisnin ashpër dhe askush nuk prononcohej nga autorët nga frika se atashoheshin.
Në fakt ti bën art, ti nuk je prokurori ti thjesht thua një mekanizëm njerëzor.
Nuk e kuptoj sepse arti në vetvete është liria e vetës tënde.
Nuk e kuptoj se si mund të bësh art me parti, dhe pastaj bën sikur bën një vepër të Shekspirit dhe këto shkojnë kundër njëra tjetrës.
Kjo vetëdija e brënshme, gjë që ne jasht ndodh ndryshe, por konformizmi jonë që është ngulur që në kohën e komunizmit është kthyer në ndërgjegje. Kjo ma më lemeris dhe e gjej veten diku të vecuar dhe më vjen keq se shumë nga miqt i njoh dhe kanë potenciale por si duket më mirë me partinë se pa partinë.”- u shpreh regjizori
© SYRI.net