Indeksimi i pensioneve/ Pirdeni: U paralajmëruam se në 2025 do ishim një vend i varfër dhe i plakur, dhe ashtu ndodhi

11:00, 10/09/2024
A+ Aa A-

Ermira Pirdeni aktiviste moshimi, e ftuar në 'Kafe Shqeto' në Syri Tv, komentoi situatën me pensionet e ulëta në Shqipëri si dhe mungesën e strukturave rreth tij.

Pirdeni u shpreh se vendi ynë në vitin 2007 u paralajmërua, se 'në vitin 2025 Shqipëria do jetë e varfër dhe e plakur', gje që nuk u mor seriozisht ... por që po ndodh tani.

Këtu nuk është më një çështje vetëm e pensioneve sepse dihet tashmë, në 2007 pati një raport të bankës botërore që thoshte në 2025, shqiptarët do jenë të plakur dhe të varfër.

Po atëherë ne nuk e kishim kaq të vjetëruar popullsinë dhe të duket pak qesharake si thënie por ja që erdhi 2025 dhe na gjeti pikërisht kështu na gjeti.

Unë isha në Maqedoni tek kushërira ime dhe ajo merr një pension prej 500 eurosh dhe aparatin e dëgjimit e mori falas.

Ata kanë dhe ndihma të tjera madje. Dhe lind pyetja, pse ne nuk i kemi?

Se hajt se thonë... 'Greqia vend i pasur'.

 Ne kemi një pushtet lokal mizerabël, që nuk ka asnjë ndjeshmëri, asnjë strukturë, që s’ka asnjë buxhet, pra është një turp ndërkombëtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco