Lagjja ‘Dyli Haxhire’ në Elbasan prej 30 vitesh vuan mungesën e investimeve infrastrukturore. Banoret shprehen se rruga është e amortizuar dhe situata bëhet më e rëndë gjatë dimrit kur bie shiu, duke vështirësuar kalimin e tyre. Ata kërkojnë nga bashkia asfaltimin e rrugës.
SYRI TV
Prej 30 vitesh, banorët e lagjes ‘Dyli Haxhire’ në Elbasan vuajnë mungesën e investimeve infrastrukturore. Rruga në këtë lagje është e amortizuar dhe e ngushtë, duke sjellë vështirësi për lëvizjen e banoreve.
Situata bëhet më e vështirë për te kaluar kur ka reshje shiu sidomos për nxënësit për të shkuar në shkollë.
Banorët shprehen se Bashkia e Elbasanit nuk ka kryer asnjë investim në këtë rruge edhe pse kërkesat kanë qenë të shumta.
Kjo lagje është drejt braktisjes ku më së shumti kanë mbetur mosha e tretë, dhe gjatë kohës së dimrit e kanë të pamundur të kalojnë në këtë rrugë.
© SYRI.net