Çoroditja e publikut rreth ndotjes me nitrate të perimeve dhe heshtja e institucioneve

Çoroditja e publikut rreth ndotjes me nitrate të perimeve dhe heshtja e institucioneve

10:51, 08/08/2024
A+ Aa A-

Nga Edmond Panariti

Mjaftuan disa të dhëna të bëra publike në media, lidhur me vlerat e larta të nitrateve në perimet e freskëta të zbuluara me një teknikë elektrokimike (nën emrin komercial "green test") për të krijuar një konfuzion e shqetësim në opinion.

Pritej që laboratorët e "akredituar" në vend t'i vinin kapak këtij shqetësimi duke bërë krahasimin e kryqëzuar të rezultateve të "kanoçes" green test të cilën mund ta mbajë secili në xhep me ato të rezultateve të metodës zyrtare spektrofotometrike për zbulimin e nitrateve, duke i konfirmuar ose duke i mohuar të dhënat!

Por asgjë!

Heshtje e plotë edhe pse metoda zyrtare e nitrateve në ushqime është e thjeshtë, e shpejtë dhe që zbatohet në çdo laborator ushqimi në botë që prej vitit 1953.

Konkluzioni: duke mos bërë asgjë jemi në mëshirë të rrezikut, të fatit dhe të spekulimit dhe ... kënga do të vazhdojë!
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco