Huso Islamaj, 69 vjeç, i cili dyshohet se vrau bashkëshorten e tij me sëpatë në orët e para të mëngjesit, njihej si person problematik nga bashkëfshatarët e tij.
Por me tepër se kaq, krimi i vrasjes duket se i ka rrënjët më të thella në këtë familje.
Babai i Huso Islamajt, i njohur në fshat si Xhevit Cene, është dyshuar më parë për të paktën tre vrasje.
Dhe të trija kanë qenë bashkëshortet e tij.
Sociologia Entela Binjaku, nga studioja e edicionit informativ në ‘Syri Televizion’ me Eneida Ndocin, u shpreh se kjo është një ngjarje jashtëzakonisht tragjike, që përfshiu një familje dhe si e tillë ka nevojë të trajtohet dhe të mësohet më shumë ku nga një konflikt i rastit, është përshkallëzuar në atë pikë që është vrasja.
‘Historitë e dhunës në familje në dukje janë histori të izoluara, por ne shikojmë shumë histori të tilla, dhe kemi vite që flasim e sa më shumë flasim e kuptojmë se nuk jemi kërkund me shmangien e krimit brenda familjes’- u shpreh sociologia.
Entela Binjaku:
'Është një ngjarje jashtëzakonisht tragjike, që përfshiu një familje dhe të mos harrojmë se pas kësaj familje fshihen edhe dhjetra të tjerë që janë familjarë të njohur dhe sigurisht preken njësoj sa i takon dramaticitetit të kësaj ngjarje.
Kjo histori ka nevojë të trajtohet dhe të mësohet më shumë rreth kësaj e në këtë çaste ne mund të japim një mendim të parë rreth kësaj historie tragjike që ka të bëjë me një konflik të madh brenda kësaj familje, sikurse mund të ketë ndodhur nga një konflikt i rastit që është përshkallëzuar në atë pikë dhe nuk është mundur të mbahet nën kontroll.
Sa i takon ngjarjes ajo bëhet edhe më tragjike, pasi kjo familje (sikurse edhe ju e pohuat) u shkatërrua plotësisht me dy prindër që nuk jetojnë dhe me djalin që do duhet të vuajë burgun dhe me djalin që do duhet të marrë atë rrugë që drejtësia do t’i japë.
Historitë e dhunës në familje në dukje janë histori të izoluara, por ne shikojmë shumë histori të tilla, dhe kemi vite që flasim, por për fat të keq kur mendojmë se kriminalitetin arrijmë ta mbajnë nën kontroll ai shpërfaqet e kuptojmë që nuk jemi kërkund me shmangien e krimit brenda familjes'.
Klea Sula/ Syri.Net
© SYRI.net