Problemet në zemër kanë sjellë shtrimin në Qendrën Spitalore Univeristare Nënë Tereza në Tiranë, të aktorit të njohur Mehdi Malkaj. Sipas burimeve bëhet e ditur se Malkaj ndodhet i shtruar në reanimacionin e Kardiologjisë në QSUT. Aktori i mirënjohur është paraqitur pasditen e së premtes në spital për të vizituar një të afërm të tij.
Gjatë vizitës mësohet se ka ndjerë dhimbje në krahun e majtë. Pas kësaj Malkaj ka marrë ndihmën e parë nga mjekët e Traumës, dhe më pas ata e kanë përcjell me ambulancë drejt shërbimit të kardiologjisë në QSUT për ekzaminime dhe trajtim të mëtejshëm nga mjekët kardiologë.
Sipas burimeve brenda spitalit, gjendja e aktorit paraqitet e qetë, dhe pritet t’i nënshtrohet ekzaminimeve të tjera mjekësore gjatë ditës. Roli i tij i parë do të jetë ai i Milo budallait në filmin “Përrallë nga e kaluara”. Ndërkaq ka edhe role të tjera në shumë filma si roli i pijanecit në filmin “Jeta në duart e tjetrit” por roli më i spikatur mbetet ai i Xha Brahos, ne telekomedinë “Gjuetia e fundit”.
© SYRI.net