SYRI TV/ Testohet cilësia e ujit në 24 vende europiane, bregdeti shqiptar i fundit për pastërtinë

19:58, 02/08/2024
A+ Aa A-

Agjensia europiane në bashkëpunim me Komisionin Europian kanë publikuar një raport për pastërtinë e ujërave i cili Ii jep një goditje të fortë propagandës qeveritare me turizmin. Sipas këtij raporti, Shqipëria është e fundit në Europë sa i përket pastërtisë së ujërave. Raporti ka marrë në shqyrtim si ujërat bregdetare ashtu dhe ato të brendshme, dhe në të dyja këto, Shqipëria renditet e fundit.

 

SYRI TV

Shqipëria renditet e fundit në Europë për pastërtinë e ujërave.

Një raport nga Agjencia Europiane e Mjedisit, në bashkëpunim me Komisionin Europian, tregon pastërtinë e ujërave në kontinentin europian, ku kanë testuar ujërat territorialë të 22 vendeve të Bashkimit Europian, si edhe Zvicrën e Shqipërinë.

Prestigjozja amerikane Forbes shkruan se vendet janë renditur mbi cilësinë e ujërave të tyre bregdetarë, ujërave brenda vendit dhe në tërësi, duke përdorur standardet e përcaktuara nga Bashkimi Europian.

Vihet re se Shqipëria është e fundit në të gjitha kategoritë.

Për ujërat bregdetarë, Kroacia renditet në vend të parë me 99.1% pastërti për brigjet e saj adriatike.  Pas Kroacisë është Qiproja, Greqia dhe Sllovenia, ndërsa bregdeti ynë është në i fundit në listë me 41.6%.

Sa i përket ujërave brenda vendit, ku përfshihen liqenet dhe lumenjtë, Bullgaria, Greqia, Irlanda dhe Rumania janë në vend të parë teksa plotësojnë 100% të kritereve europiane të pastërtisë. Më pas vijnë vende si Austria e Finlanda, ndërsa liqenet e lumenjtë shqiptarë janë sërish të fundit me 33.3% të pastërtisë.

Në tërësi, Shqipëria është vlerësuar e fundit në rank mes vendeve të testuara, me një përqindje prej 41.2%.

Forbes në artikullin e tij thekson se vendet që vlerësohet se kanë rezultate të dobta në standartet e pastërtisë, duhet të vijojnë punën e vazhduar për të reduktuar ndotjen dhe përmirësuar cilësinë e ujit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco