Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor per konçesionet në shendetësi, pyeten dëshmitarët

SYRI TV/ Fermerët e Korçës në protestë, 'Prodhimin po na e hanë minjtë'

SYRI TV/ Fermerët e Korçës në protestë, 'Prodhimin po na e hanë minjtë'

15:29, 31/07/2024
A+ Aa A-

Fermerët e Korçës kanë dalë sërish në protestë, pasi prodhimet e tyre ka mbetur stok sepse nuk ka treg. Ata akuzojnë ministrinë e Bujqësisë se nuk ka marrë asnjë masë që nga protesta e parë dhe shprehen se gjobat e majme të vendosura nga policia nuk janë anuluar por janë ende në sistemin e policisë.

 

Nuk i ndalin protestat fermerët e fushës së Korçës. Këtë të mërkurë ata kanë dalë sërish në rrugë duke kërkuar treg për prodhimet e tyre.  Ata shprehen se çmimet me të cilat duhet të shesin prodhimet janë tepër të ulta dhe nuk nxjerrin as kostot ndërkohë që në treg këto prodhime dalin me 5 fishin e çmimit.  I bëjnë thirrje ministrisë së bujqësise që të marrë masa pasi edhe prodhimi i mbetur ne magazina po e ha miu.

Fermerët edhe pse këtë herë nuk u lejuan nga policia të vendosin traktorët në rrugë si dhe të bllokojnë rrugën, shprehen se nuk do të ndalin protestat. Madje tregojnë se gjobat e majme të vendosura nga policia në protestën e parë nuk janë anuluar, por u kanë thënë që duhet ti paguajnë 250- 1 mln lekë këto gjoba pasi janë në sistem.

Edhe pse protesta është nje e drejtë kushtetuese, fermerët kishin marrë leje dhe madje nuk bllokuan as aksin kryesor, sërish disa prej tyre janë shoqëruar në ambientet e komisariatit të policisë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco