Mungesa e një rruge dytësore ka nxjerrë banorët e Mirakës në Librazhd në protestë.
Ata kërkojnë që me ndërtimin e rrugës së re, te kenë edhe ata akses në një rrugë dytësore, pasi në të kundërtën janë të izoluar. Madje shkojnë e më tej duke deklaruar se edhe dëmshpërblimin për tokën nuk e kanë marrë, pasi ajo ka qenë sa një kafe.
Banoret e fshatit Mirake ne Librazhd kane bllokuar aksin nacional Elbasan-Librazhd pasi kërkojnë rrugë dytësore qe hyn ne fshat.
Në protestën e zhvilluar mëngjesin e së mërkurës ata shprehen se në ndërtimin e rrugës nuk është parashikuar një rrugë dytësore dhe kjo do të sjellë që rreth 7 mije banore, 5 fshatra te kësaj zone të izolohen.
Ata deklarojnë se do te vijojnë protestat deri ne zgjidhjen e problemit duke bllokuar çdo dite aksin nacional, pasi jo vetëm që nuk kanë rrugë për të dalë por edhe dëmshperblimin që e cilësuan qesharak për tokat e tyre ende nuk e kanë marrë
Ndërkohë bllokimi i rrugës ka krijuar trafik ku qindra drejtues mjetesh kanë qëndruar për gti 30 minuta. Por pas përfundimit të protestës disa prej banorëve janë shoqëruar në komisariat.
© SYRI.net