Lajmi i fundit

LIVE/ Presidenti i PL, Ilir Meta konferencë për mediat

Denoncimi në ‘Kafe Shqeto’/ I mbeti fëmija brenda dhomës së hotelit në Shëngjin, pronari nuk pranonte ta thyente derën pa pagesë

10:11, 10/07/2024
A+ Aa A-

Ndonëse pritshmëritë ishin shumë më të larta, sezoni turistik në shumë plazhe të vendit, ka nisur me më pak turistë se sa vitin e kaluar.

Pushuesit nga Kosova vijojnë të mbeten besnikë, ndonëse janë më të pakët, ndërsa vihet re, më shumë mungesa e të huajve.

Operatorët turistik, shpresat i kanë pas datës 15 korrik ndërsa thonë se gushti është i rezervuar.

Mustafë Kadrinaj, një i ri nga Kosova teksa ishte i ftuar në ‘Kafe Shqeto’ ka ndarë me publikun rastin e tij ‘shokues’ në një nga plazhet e Shëngjinit, ku teksa fëmija e tij kishtë lënë çelësat brenda dhomës së hotelit, pronari nuk pranonte që dera të thyhej, vetëm në rastin e pagesës së saj, duke vënë në rrezik kështu jetën e 4 vjeçarit.

"Diçka ka qenë irrituese sepse nuk bëhet fjalë vetëm për vlerën e parave, por më shumë pjesa e humanitetit nga ana e tyre sepse ajo që ndodhi me ne ishte gabim i një fëmijë ende pa i mbushur 4-vjeç"- u shpreh Kadrinaj.

Rasti i denoncuesit në fjalë:

"Ndoshta është e ulët dhe e ligë që unë të merem me problemin tim, por duhet ta këm të qartë dhe do e bëj më vetëdije që bizneset që ofrojnë shërbime në turizëm duhet ta ndryshojnë qasjen e shërbimit, miqësisë apo ngrohtësë.

Kjo sjellje për fat të keq nuk më është ofruar vetëm mua, por e kanë dhe të tjerë pushues, por gjithmonë ndoshta do shprehem se dashuria për Shqipërinë  ka bërë që t’i tejkalojë këto.

Por duhet të kemi diçka të qartë, turizmi bëhet për regracion e pushim dhe ne asnjëherë nuk e kemi menduar që të shkojmë diku tjetër para Shqipërisë.

Në përgjithësi, Shqipëria ka qenë destinacioni i preferuar edhe për leverdinë tone edhe sepse na pëlqen.

Diçka ka qenë irrituese sepse nuk bëhët fjalë vetëm për vlerën e parave, por më shumë pjesa e humanitetit nga ana e tyre sepse ajo që ndodhi me ne ishte gabim i një fëmijë ende pa i mbushur 4-vjeç.

Ai ka bërë një gabim dhe ne njoftuam punonjësit dhe e vetmja alternativë ishte thyerja e derës ku ata u konsultuan me pronarin e tyre, dhe ai u përgjigj se kjo do ndodhte vetëm nëse e merrja un përsipër pagesën e dëmit, përndyrhse nuk ndodh që të thuhëj dera.

Por kur është në mes jeta e fëmijës, aty ku mbeti fëmija ishte dera\ e hapur e ballkonit dhe vetëm një karrige ndodhej aty dhe nga paniku e shqetëismi sigurisht që do veproja ashtu".

Klea Sula/ Syri.Net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco