Temperaturat e larta/ AKMC: Shmangni veprimet që nxisin zjarret

Temperaturat e larta/ AKMC: Shmangni veprimet që nxisin zjarret

22:05, 21/06/2024
A+ Aa A-

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka bërë thirrje këtë të premte që të gjithë qytetarët të kenë kujdes të shtuar, për shkak të temperaturave të larta që kanë përfshirë jo vetëm, vendin tonë, por dhe rajonin. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, AKMC bën thirrje për kujdes të shtuar sa i përket zjarreve, apo veprimeve që mund të shkaktojnë ndezjen e tyre. Lidhur me situatën e zjarreve, Agjencia e Mbrojthjes Civelke, ka sjellë shembuj nga vendet e rajonit dhe Europë.

Kujdes i Shtuar për Temperaturat e Larta dhe Rrezikun e Zjarreve në Shqipëri dhe Rajon. Duke marrë parasysh rritjen e temperaturave dhe rrezikun e lartë të zjarreve, bëjmë thirrje për kujdes të shtuar për të gjithë qytetarët në Shqipëri. Situata në Rajon:

– Portugali: Dy zjarre të mëdha kanë djegur 167 ha në Castro Verde dhe 116 ha në Aljustrel. Të dy zjarret janë shuar me kapacitete kombëtare.

– Qipro: Një zjarr në Distriktin Nicosia ka djegur 240 ha pyje dhe toka bujqësore, dhe është shuar brenda 24 orësh.

– Greqi: Një zjarr i madh pranë Athinës kërcënoi banesat për shkak të erërave të forta. U evakuuan banorët e fshatit Kitsi dhe u angazhuan 145 zjarrfikës dhe 17 mjete ajrore. Aktualisht, një zjarr aktiv në Peloponez ka djegur rreth 500 ha bimësi.

Parashikimet për Fundjavën referuar Buletinit të Qendrës Evropiane për Koordinimin e Përgjigjeve Emergjente (ERCC):

– Italia Jugore, Greqia dhe Turqia Perëndimore dhe Qendrore:

Parashikohen vlera shumë të larta ose ekstreme të rrezikut të zjarreve me temperatura mbi 30°C dhe lagështi relative ditore nën 20%. Erërat e moderuara deri të forta dhe mungesa e reshjeve e përkeqësojnë situatën.

– Ballkani Perëndimor dhe Hungaria: Kushtet e rrezikut të moderuar të zjarreve janë më të larta se mesatarja historike për këtë periudhë.

Kujdes: Rreziku i lartë i zjarreve pritet të vazhdojë në rajon dhe Evropë gjatë javës së ardhshme, Të gjithë qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm dhe të shmangin veprimtaritë që mund të shkaktojnë zjarre. /CNA/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco