EMRAT/ Zgjidhen 4 dekanët e Universitetit të Korçës

EMRAT/ Zgjidhen 4 dekanët e Universitetit të Korçës

18:12, 21/06/2024
A+ Aa A-

Ka përfunduar edhe numërimi i votave për zgjedhjet e dekanëve në Universitetin e Korçës.

Sipas burimeve për SYRI-n, në Fakultetin e Ekonomisë, Ledina Alolli konfirmoi mandatin e dytë si dekane. Ajo ishte garuese e vetme.

Në Fakultetin e Buqësisë u konfirmua dekan Besnik Skënderasi. Edhe Skënderasi, ashtu si Alolli ishte garues i vetëm.

Jonela Spaho u zgjodh me 34 vota dekane e Fakultetit të Edukimit, ndërkohë që kandidatja Anyla Saraçi mori 8 vota.

Rafail Prodani u zgjodh dekan i Fakultetit të Shkencave me 30 vota, ndërsa Sonela Stillo mori 16 vota.

Kujtojmë se pedagogu Lorenc Ekonomi ka fituar këtë të premte garën për Rektor i Universitetit të Korçës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco