Zgjedhjet për autoritetet dhe organet drejtuese të Universitetit ‘Fan Noli’, ja kandidaturat

Zgjedhjet për autoritetet dhe organet drejtuese të Universitetit ‘Fan Noli’, ja kandidaturat

10:36, 21/06/2024
A+ Aa A-

Ka nisur procesi i votimit në universitetin “Fan Noli”. Reth 144 pedagogë dhe 2398 studentë kanë të drejtë vote.

Ndërkohë do të votohet në 4 qendra votimi të 4 fakulteteve të Universitetit Fan Noli.

Në garën për rektor janë 3 pedagogë, Irena Nikaj, Lorenc Ekonomi dhe Robert Damo.

Krahas votimeve për drejtuesin e universitetit do të votohet edhe për dekanët dhe përgjegjësit e departamenteve.

Vetëm në dy prej 4 fakulteteve zhvillohet garë, ndërsa në fakultetin e Ekonomisë dhe Bujqësisë dëshirën për të kandiduar e ka shprehur vetëm nga një profesor.

Procesi i votimit ka filluar në orën 8:00 dhe pritet të përfundojë më orën 15:00.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco