Lajmi i fundit

Gjykata shtyn sërish vendimin për ndryshimin e masës së sigurisë për Berishën e Malltezin

Irani/ Dënohet me një vit burg fituesja e Nobelit për Paqe, Narges Mohammadi

Irani/ Dënohet me një vit burg fituesja e Nobelit për Paqe, Narges Mohammadi

17:30, 19/06/2024
A+ Aa A-
Fituesja e Çmimit Nobel për Paqe Narges Mohammadi  e burgosur në Iran, është dënuar edhe me një vit tjetër burgim për shkak të veprimtarisë së saj, tu shpreh avokati i saj të mërkurën. Avokati i Mohammadit Mostafa Nili, u shpreh për Associated Press se klientja e tij u dënua për akuzat se kishte bërë propagandë kundër sistemit. Nili tha se ajo u dënua pasi u kishte bërë thirrje votuesve t’i bojkotonin zgjedhjet parlamentare në Iran, për shkak se u kishte dërguar letra ligjvënëseve në Evropë dhe pse kishte komentuar për torturat dhe sulmet seksuale kundër një gazetareje dhe aktivisteje politike iraniane.

Mohammadi po mbahet në burgun famëkeq të Iranit, Evin, në të cilin mbahen të dënuarit politikë dhe ata që kanë lidhje me Perëndimin.

Ajo tashmë është duke e vuajtur një dënim tjetër me 30 muaj burgim, të cilit gjykata iraniane ia shtoi edhe 15 muaj të tjerë në janar.

Aktvendimi më i ri kundër saj pasqyron zemërimin e teokracisë iraniane pse Mohammadi u shpërblye me Nobel tetorin e kaluar, për veprimtarisë e saj shumëvjeçare, përkundër se është përballur me një fushatë qeveritare kundër saj për dekada.

Mohammadi, 53 vjeçe, nuk ka hequr dorë nga veprimtaria e saj pavarësisht sa shpesh është arrestuar nga auoritetet iraniane dhe viteve të kaluara në burg.

Në nëntor, ajo hyri në grevë urie për shkak se asaj dhe të burgosurve të tjerë u ishte mohuar kujdesi shëndetësor, si dhe për të protestuar kundër shamisë detyruese të kokës për gratë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco