Lajmi i fundit

LIVE/ Banorët e Thumanës në protestë, bllokojnë autostradën Thumanë - Kashar

Syri TV Laprakë, mungon eko në qendrën shëndetësore nr.7, pacientët të shqetësuar

Syri TV Laprakë, mungon eko në qendrën shëndetësore nr.7, pacientët të shqetësuar

17:10, 19/06/2024
A+ Aa A-

Në Qendrën Shëndetësore nr.7 në Laprakë prej rreth 2 muajsh pacientët që kanë nevojë të kryejnë eko nuk e marrin këtë shërbim.

Kjo për shkak se ekoja nuk funksionon dhe deri më tani nuk është marrë asnjë masë për ta rregulluar apo zëvendësuar me një pajisje funksionale. Kjo ka shkaktuar irritim tek pacientët, të cilët kanë nevojë të marrin këtë shërbim, por nuk e gjejnë.

Në këto kushte ata janë të detyruar t’i drejtohen privatit, por gjendja ekonomike ua vështirëson edhe më tepër situatën.

Një tjetër shqetësim i pacientëve janë edhe procedurat burokratike që ua zvarrisin tej mase kontrollet dhe vizitat shëndetësore.

Syri Tv u interesua pranë qendrës shëndetësore për të marrë informacion në lidhje me situatën, por drejtoresha e institucionit u shmang dhe nuk dha asnjë sqarim për shqetësimet e pacientëve, nën pretendimin se ishte shumë e zënë. Nëpërmjet recepsionistes ajo informoi se do të dërgojë email zyrtar në OSHKSH.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco