Syri TV/ Mbetjet urbane prej vitesh te ura e Gjanicës, banorët: kemi mungesë të koshave

Syri TV/ Mbetjet urbane prej vitesh te ura e Gjanicës, banorët: kemi mungesë të koshave

17:09, 19/06/2024
A+ Aa A-

Mbetjet urbane prej vitesh poshtë urës së lumit Gjanicë në Ofiçinën e Vjetër janë një problem për banorët.

Të tre bashkitë që kanë nën juridiksion këtë zonë, nuk kanë marrë asnjë masë konkrete, teksa banorët shprehen se edhe pse paguajnë taksa, nuk marrin shërbimin e duhur.

Ata pohojnë se në qoftë se më parë ambienti ndotej nga nafta bruto dhe ish uzina e përpunimit të naftës në Ballsh tashmë për mungesë koshash banorët prej më shumë se 15 vitesh i hedhin plehrat poshtë urës së lumit Gjanica në Ofiçinën e Vjetër.

 

 

Ata theksojnë se taksat i paguajnë, teksa insitutcionet vendore nuk kanë marrë asnjë masë. Sipas tyre kjo situatë është për më shumë se 15 vjet.

Të kontaktuar nga SYRI TV, bashkitë Fier, Patos e Mallakastër kanë pohuar se ndërmarrjet e pastrimit i largojnë mbeturinat në bazë të një grafiku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco