KAFE SHQETO/ Siguria ushqimore, Xhelil Koleci: Mishi... strategjia kundër brucelozës ka filluar që në vitin 2012

KAFE SHQETO/ Siguria ushqimore, Xhelil Koleci: Mishi... strategjia kundër brucelozës ka filluar që në vitin 2012

10:37, 19/06/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në Syri tv ka qene Xhelil Koleci Profesor i sëmundjeve infektive në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare UBT. Ai ka dhënë komentet e tij mbi një problematikë shumë shqetësuese siç është siguria ushqimore në vend sidomos ajo e mishit të importuar.

Xhelil Koleci: Në aspektin teknik, natyrisht do të flas, globalizmi, krahas gjithë anëve të mira që përmbushin kërkesën, kanë edhe rriskun për të hyrë sëmundje të ndryshme. Në qoftë se fokusohemi tek bruceloza mishi nuk konsiderohet një burim  primar ose me rëndësi parësore për sa i përket transmetimit të brucelozës tek njerëzit. Nga ana tjetër sistemet e kontrollit dhe të gjurmimshmërisë e realizojnë që ky mish të mos ketë treg përgjithësisht, por ama risku, nuk flasim për risk zero nuk egziston. Çdo blerje shoqërohet edhe me një rrisk dhe ne qoftë se flasim për brucelozën, burimi primar i brucelozës është qumështi dhe nënproduktet e tij dhe kafshët të cilat dështojnë në kohën e pjelljes ose dhe që janë rrisk për brucelozë.

Në vendin tonë strategjitë për brucelozën kane filluar në vitin 2012 ....

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco