Ditë e nxehtë me temperatura deri 38 gradë C, ja si parashikohet moti sot

Ditë e nxehtë me temperatura deri 38 gradë C, ja si parashikohet moti sot

08:07, 19/06/2024
A+ Aa A-

Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta.

Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit, vranësirat pritet të jenë të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore në orët e mesditës.

Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 6 m/sek, e cila hera-herës në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi deri në 10m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 17 deri 36°C
në zonat e ulëta 18 deri 38°C
në zonat bregdetare 21 deri 36°C

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco