VIDEO/ U martuan tek bashkia e Tiranës, flasin për Piranjat Alba dhe Eda

22:02, 24/05/2024
A+ Aa A-

Pasditen e 19 Majit 2024, për herë të parë në Shqipëri u zhvillua ceremonia e martesës së dy zonjave, pjesë e komunitetit LGBT+. Edhe pse u bekua nga një prift, dhe u ndoq ekskluzivisht nga reporteret e Reuters, ceremonia ishte e gjitha simbolike, pasi ligji shqiptar nuk i njeh martesat e së njëjtës gjini.

Pavarësisht kësaj simbolike, që sidoqoftë nuk shkel rregullat dhe ligjet e shtetit, zhurma që bëri kjo ngjarje, ishte vërtetë e madhe.

Dikush tregohej kritik për dhënien e hapësirës së bashkisë për një akt të paligjshëm, dikush kritik për bekimin e martesës nga një prift që nuk njihej nga kisha katolike shqiptare, dikush kundërshtonte sepse po përdhosej kuptimi i nocionit familje nga të ashtuquajturat devijime të raportit tradicional burrë - grua, e dikush sepse misogjinine dhe homofobinë e ka te kultivuar brez pas brezi në një shoqëri tmerrësisht konservatore si kjo e jona.

Por kush janë në realitet Alba dhe Eda, këto dy gra që me gjestin e tyre, u shndërruan në revolucionare të lëvizjes ende të brishtë LGBTQI-a?

Këtë do t’ju a tregojmë në intervistën që Dojna Mema ka realizuar në shtëpinë e tyre.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco