'Shqiptarët janë ndër popujt më mosbesues në botë'/ Nurellari:Jemi të tretët në botë përsa i përket njerëzve të larguar nga vendi i tyre

'Shqiptarët janë ndër popujt më mosbesues në botë'/ Nurellari:Jemi të tretët në botë përsa i përket njerëzve të larguar nga vendi i tyre

21:49, 24/05/2024
A+ Aa A-

Eksperti i shkencave politike, Adri Nurellari, është shprehur se shqiptarët janë ndër popujt më mosbesues në botë.

Komentet Nurellari i bëri në emisionin “Barometri” në Euronews Albania, ku tha se shqiptarët për shkak të mosbesimit e kanë të vështirë të ndërtojnë institucione dhe t’u besojnë atyre.

Ai tha gjithashtu se niveli i besimit të shqiptarëve ndikon edhe në mënyrën e të bërit biznes, që sipas tij, është e dështuar.

“Ka studiues të shkencave politike, duke nisur nga Fukujama, me librin e tij në 93 ‘Besimi’, të cilët bëjnë një lloj analize të mirëfilltë mes një shteti dhe një populli për t’u zhvilluar, qoftë në nivel të demokracisë dhe institucioneve, qoftë në nivel të ekonomisë, me një lidhje shkak-pasojë, me nivelin e besimit në shoqëri.

Është shumë e rëndësishme që të përmendet, sepse besimi është ai që krijon institucione, praktika, pritshmëri, sjellje, ndërveprim, angazhim. Dhe në nivel kaq të ulët besimi, në përgjithësi për të gjitha institucionet, niveli është shumë i ulët. Ne jemi ndër vendet më mosbesues.

Kjo shpjegohet edhe në fusha të tjera. Unë kam një mik përshembull që ka bërë masterin për biznes dhe ka bërë temën se bizneset shqiptare nuk funksionojnë. Jemi të tretët në botë përsa i përket njerëzve të larguar nga vendi i tyre. Para nesh është Bosnja e dyta dhe pas nesh është Siria, vende që kanë pasur luftë”, tha Nurellari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco