SYRI TV/ Etapa e pestë e turit të Shqipërisë në çiklizëm, fitues u shpall Britaniku Fredi Gruver

20:57, 24/05/2024
A+ Aa A-

Po zhvillohet turi 81 i çiklizmit në Turin e Shqipërisë ku ka përfunduar e tapa e pestë e turit e cila pa fitues çiklistin Britanik Fredi Gruver. Etapa e pestë konsistonte në aksin Vlorë-Lushjnje-Levan-Fier e gjatë 127 kilometra të cilën e përfundoi I pari çiklisit britanik që pas garimit u shoreh  se vendin e parë në këtë garë ja dedikoj ekipit të tij, trajnerit, familjes, të dashurës time. Duke theksuar se Ka qënë një garë e vështirë

“Ishte një garë shumë e mirë, e gjithë skuadra bëri shumë mirë përgjatëgjithë etapës dhe kur ju afruam fundit bënë shumë mirë duke më mbajtur sa më pranë kreut dhe më pas 1.5 kilomtra përpara fundit morëm kreun dhe unë u shkëputa në sprintin final. Një garë shumë e bukur dhe e sigurt, qyteti duket shumë I bukur. Fitoren ia dedikojë skuadrës time, familjes dhe të dashurës, kanë sakrifikuar shumë.”

Pas Britanikut në vendin e dytë u rendit çiklisti Serb dhe në të tretin  Maqedonas. Teksa kombëtarja Serbe vazhdon të udhëheq garën për ekipin më të mirë.

Në turi ku marrin pjesë 13 ekipe nuk mungon as përfaqësuesja e kosovës me çiklistin Blerdon Nuha që e cilëson një garë të mirë fushe për të dhe thekson se ka arritur rezultatin e tij më të mirë

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco