Siguria e ushqimeve të importit, flet drejtuesi i ALERT: Kontrolli lë për të dëshiruar, hasen shumë probleme në pikat kufitare

Siguria e ushqimeve të importit, flet drejtuesi i ALERT: Kontrolli lë për të dëshiruar, hasen shumë probleme në pikat kufitare

19:19, 24/05/2024
A+ Aa A-

Drejtuesi i qendrës ‘ALERT’, Granit Sokoli ishte i ftuar në ‘Syri Digital’ me Bled Markun në Syri Tv ku foli në lidhje me sigurinë e kontrollit të ushqimeve që hyjnë në Shqipëri.

Sipas Sokolit, hasen probleme në pikat kufitare në zhdoganimin e produkteve ushqimore.

“Sa më shumë kontrolle të ketë aq më mirë është. Në lidhje më kontrollin e importit vërehen probleme herë pas here në produktet ushqimore të importit, në rastet e alerteve që vijnë nga komisioni europian në Shqipëri për produkte të ndryshme.

 Ka disa pika kufitare në çdo vendkalimi kufitar ku kalojnë e zhdoganohen produktet ushqimore ka një numër inspektorësh relativisht të kufizuar por mendoj që, në gjykimin tim profesional, numri i monstrave që do të merren, mënyra e kontrollit lë akoma për të dëshiruar” tha Sokoli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco