SYRI TV/ Shembja e banesave, banorët në protestë para bashkisë: Duam dëmshpërblim’

17:18, 17/04/2024
A+ Aa A-

Banorët e lagjes numër 15 në zonën e ish-kënetës në Durrës kanë protestuar para bashkisë duke kërkuar dëmshpërblimin për banesat e tyre. Në këtë zonë ku do të vijojë projekti i rrugës, preken banesat e 15 familjeve, dhe për këtë arsye banorët shprehen se nuk janë kundër projektit, por kërkojnë dëmshpërblim pasi nuk kanë ku të shkojnë.

Nga Syri TV

Protestat para bashkisë së Durrësit nuk po ndalen. Teksa në ditë më parë protestonin banorët e prekur nga tërmeti, këtë të mërkurë kanë dalë në protestë banorë të lagjes 15 ne zonën e ish kënetës. Ata i kërkojnë bashkisë dhe qeverisë dëmshpërblinin e banesave të tyre, dhe se janë dakord që ta lënë shtëpitë për projektin e ndërtimit te rrugës. Banorët shtojnë se nuk kanë ku të shkojnë nëse shteti nuk u jep shtëpi apo t’i kompensoje me para

Banorët shprehen se në datën 16 prill ka mbërritur në shtëpitë e tyre një shkresë e cila u kërkon që të lënë banesat pasi duhet të shemben për vijimin e projektit të rrugës. Këta banorë sipas shkresës duhet të largohen nga banesa brenda datës 22 prill.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco