Ndërron jetë babai i moderatores Sonila Meço

Ndërron jetë babai i moderatores Sonila Meço

21:57, 15/04/2024
A+ Aa A-

Moderatorja e njohur e SYRI TV, Sonila Meço, ka njoftuar mbrëmjen e së hënës, 15 prill 2024, se sot ka ndërruar jetë babai i saj, Tomor Meço.

Moderatorja, në një shënim në Fb, ka dhënë detajet se ku dhe kur do të zhvillohet pritja për të gjithë ata që do t’i japin të atit,”babait të shtrenjtë Tomor Meço” siç shkruan, lamtumirën e fundit.

“Në pasditen e ngrohtë të një prilli të jashtëzakonshëm, vetëm një javë para ditëlindjes, babi ynë i shtrenjtë Tomor Meço (gjyshi Tomi) u shua butë e paqtë pas disa javësh të vështira, - shkruan ajo. - Sonte presim të afërm, miq e të shtrenjtë, që duan të ndajnë dhimbjen me familjen tonë, megjithëse shumë janë larg, në vendet ku jetojnë e punojnë.

Pritja bëhet në Memorial Home IJA, pranë spitalit pediatrik, duke nisur nga ora 21:00 sonte.

Ceremonia funerale do të bëhet nesër, në ora 15:30, duke u nisur nga Memorial Home Ija për në varrezat e Sharrës.

Faleminderit për çdo mesazh e mbështetje në këtë ditë të trishtë të shndërrimit të një burri të rrallë në një engjëll mbrojtës për mama Letën, Rezin, mua e të shtrenjtët tanë!”, përfundon shënimi i saj.

Në këtë dhimbje, SYRI TV dhe SYRI NET i shprehin ngushëllimet e tyre më të ndjera, koleges së tyre Sonila Meço, për humbjen e njeriut më të dashur.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco