SYRI TV/ Ekspertët japin alarmin, Alla: Abortojnë vajzat e reja, shqetësim është aborti pa konsultë

18:23, 15/04/2024
A+ Aa A-

Ndonëse mungojnë statistikat zyrtare, sipas mjekëve dhe psikologëve, abortet në Shqipëri janë kthyer në shqetësim.

Mjeku Olgert Alla në Elbasan, tregon se në këtë qytet po rritet numri i aborteve nga vajzat në moshë 18 deri në 24 vjeç.

Sipas tij, shqetësim është aborti pa konsultim mjekësor.

Nga ana tjetër, psikologia Diola Masi tregon se shumë raste abortesh, janë të vajzave të abuzuar seksualisht apo me histori incest në familje.

SYRI TV

Aborti është është kthyer në fenomen social. Ndonëse shifrat zyrtare për këtë proces mungojnë, mjekët e shfaqin situatën si alarmante.

Mjeku gjinekolog, Olgert Alla nga Materniteti i Elbasanit, në një intervistë për Syri tv, tregon se në këtë qytet, aborted kanë pasur rritje.

Sipas tij, shqetësim është fakti, se aborti po kryhet masivisht nga vajzat në moshë midis 18 dhe 24 vjeç.

Diola Malasi, Prikologe në këtë qytet, thotë se shumë prej aborteve po kryhen nga femra që kanë pasur histori abuzimi seksual deri në incest.

Nga ana tjetër, për mjekun Olgert Alla, jo të gjitha rastet e aborteve po kryhen në spitale. Shumë vajza, për shkak të paragjykimit apo ruajtjes së privatësisë, kryejnë abort duke përdorur medikamente që i marrin në farmaci pa rekomandim mjekësor.

Pasojat në shëndet për femrat që kryejnë aborte, janë jo vetëm fizike, por sipas psikologes, shumë femra kanë probleme të rënda psikologjike.

Instat nuk raporton të dhëna zyrtare për abortet në Shqipëri, por fenomeni sipas specialistëve është shqetësues.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco